Sport

ZYRTARE: Ajeti largohet nga West Hami, bëhet me klub të ri

Albian Ajeti i ka dhënë fund eksperiencës në West Ham United, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar është bërë sot me klub të ri.

Në fakt, 23 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin skocez, Celtic Glasgow.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi zviceran i ka kushtuar klubit të tij të ri 5 milionë euro.

Ajeti nuk pati hapësira të mjaftueshme në klubin nga Premierliga duke i zhvilluar vetëm 12 ndeshje me “Hammers” pa arritur të shënonte gol.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, përfaqësues dhe me kualitete të mëdha”, ka thënë trajneri i Celticut, Neil Lennon.

“E kam admiruar atë qe një kohë të gjatë. Ai është një lojtar mjaft inteligjent, i balancuar dhe finalizues mjaft i mirë”, vazhdoi ai.

Ajeti i ishte bashkuar West Hamit nga Baseli, me të cilin i kishte realizuar 30 gola në dy sezone.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje nga fillimi në garat e kupës, ndërsa luajti nëntë herë si zëvendësues në Premierligë.

Ajeti i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën, ndërsa ishte rritur në akademinë e Baselit.

Ai e kaloi një periudhë të shkurtër në Augsburg në Gjermani, por edhe tek rivalët e Baselit, St Gallen para se të rikthehej në St Jakob-Park në vitin 2017.

the authorGazetaKNN