Sport

Zyrtare: Buffon, lojtari i dytë më i mirë në botë

Buffon është emëruar nga Goal lojtari i dytë më i mirë në botë për vitin 2017.

“Goal 50”, kështu quhet çmimi që nesër do të dhurohet nga “Goal.com”, për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2017.

Siç bën të ditur Goal, nesër përveç më të mirit në botë për vitin 2017, çmim që do të ndahet mes Ronaldos e Messit, do të shpallen edhe 50 më të mirët.

Aktualisht, Buffon është renditur i dyti më i mirë për vitin 2017, çka do të thotë se njëri nga Messi dhe Cristiano do të zbresë në pozitën e tretë. /Gazeta Express/