Aktuale

Zyrtare: Drenasi shkon në balotazh

Edhe Komisioni Qendror Zgjedhor konstatoi se në komunën e Drenasit do të ketë balotazh.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se nga numërimi i 70 vendvotimeve kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci ka arritur mbi 45 përqind të votave, pasuar nga kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj me mbi 27 përqind.

Sipas Dakës ende nuk dihet kur do të mbahet raundi i dytë edhe pse sipas ligjit balotazhi duhet të mbahet katër javë pas mbajtjes së zgjedhjeve e që i bie më 1 janar./KosovaPress/