Sport

ZYRTARE: Edhe Premierliga pezullon kampionatin

Ajo që është pritur edhe ka ndodhur. Premierliga ka pezulluar kampionatin.

Kampionati anglez i futbollit është pezulluar deri më 4 prill, shkaku i koronavirusit.

“Pas një mbledhjeve të aksionarëve sot, u vendos unanimisht që të pezullohet Premierligë, me qëllim të kthimit më 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve që janë atë kohë”, thuhet në njoftim.

Shefi ekzekutiv i Premierligës ka shtuar tutje: “Mbit ë gjitha, ne i dëshirojmë Mikel Arteta dhe Callum Hudson Odoi shërime të shpejta, dhe të gjithë të tjerëve të prekur nga Covid-19”./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN