Sport

Zyrtare: Lampard largohet nga New York City

Frank Lampard ka zyrtarizuar largimin nga skuadra amerikane New York City.

Mesfushori anglez nuk do të luajë më me New York Cityn, skuadër te e cila ishte transferuar dy vite më parë.

Legjenda e Chelseat ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram, se nuk do të vazhdojë kontratën me New York Cityn e cila skadon në fund të vitit 2016 dhe ka shtuar se shumë shpejtë do të njoftojë për klubin e tij të ri, transmeton KosovaPress.

“Derisa aventura ime me NYCFC po shkon drejt fundit, dua që të falënderoj shumë njerëz për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë këto dy vite”.

“Ka qenë një kënaqësi për mua të luaja përkrah këtyre bashkë lojtarëve. Gjithashtu edhe tifozët që na kanë përkrahur në çdo moment”.

“E kam shijuar në maksimum kohën që kam kaluar këtu dhe u jam mirënjohës atyre që më kanë dhënë mundësinë të luaja për një klub kaq të madh në një qytet të mrekullueshëm siç është New Yorku”, ka shkruar Lampard.

Lampard që tashmë është 38-vjeçar, ka realizuar 15 gola në 31 paraqitje me fanellën e New York City.