Sport

Zyrtare: Mesfushori i Kosovës i bashkohet Lazios për 7.5 milionë euro

Lazio edhe zyrtarisht e ka konfirmuar blerjen e mesfushorit kosovar të RB Salzburgut, Valon Berishës.
Përfaqësuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Lazion pas transferimit nga Salzburgu për rreth 7.5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

“S.S Lazio njofton se e ka blerë Valon Berishën nga FC Red Bull Salzburg”, thuhet në njoftimin e klubit lazian.

25-vjeçari e ka përfaqësuar Norvegjinë në 20 ndeshje mes viteve 2012 dhe 2016, para se përfundimisht t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës pas pranimit në FIFA.

Prindërit e Berishës janë kosovarë që kanë emigruar në Suedi, ku edhe ishte lindur Valoni para se të zhvendoseshin në Norvegji sa ishte i ri ai. /Gazeta Express/

the authorE B