Aktuale

Zyrtare: Nesër në 10:00 seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

????????????????????????????????????

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht për mbajtjen e seancës së nesërme (10 maj) për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga Grupet Parlamentare, Nisma, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ky mocion u mbështet nga gjithsej 42 deputetë, përfshirë edhe disa nga koalicioni qeverisës.

Njoftimi i Kuvendit tregon se seanca e nesërme do të mbahet në ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë Shqyrtimin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. /GazetaExpress/

the authorE B