Sport

Zyrtare: Pereyra me skuadër të re

Mesfushori argjentinas, Roberto Pereyra i ka dhënë fund aventurës së tij te Juventusi.

Kampioni aktual i Italisë ka larguar argjentinasin i cili nuk kishte vend në formacionin bazë të Max Allegrit.

Kështu përveçse nga Juventusi, Pereyra është larguar edhe nga Serie A në drejtim të Ligës Premier tek Watford.

Watford ka pranuar të paguajë 15 milionë euro për transferimin e Pereyras në Ligën Premier.

Kësisoj pas dy viteve tek Juventusi, argjentinasi largohet për të filluar një aventurë të re në Angli.