Sport

Zyrtare: Serie A rikthehet më 13 qershor

Lega Serie A ka njoftuar se sezoni 2019/20 në Serie A do të rifillojë më 13 qershor, pasi është arritur marrëveshja për protokollin mjekësor që duhet ta ndjekin klubet.

Stërvitje do të rifillojnë nga dita e hënë dhe klubet do të kenë kohë gati një muaj për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit, transmeton Gazeta Express.

Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor – i cili vazhdon të shkaktojë polemika mes klubeve dhe mbi të gjitha shefave mjekësorë – më në fund është dhënë drita e gjelbër që stërvitjet grupore të rifillojë nga e hëna, 18 maji.

Në një komunikatë për media, Lega Serie A, konfirmoi: “Data për rifillimin e sezonit është 13 qershor”.

Megjithatë, vlen të theksohet se protokolli nënkupton se, nëse një lojtar apo anëtar i stafit del pozitiv me Covid-19 pas nisjes së stërvitjeve grupore, e tëra skuadra do të futet në karantinë për 15 ditë.

Për dallim nga modeli i Bundesligës, në Serie A nuk do të testohet vazhdimisht futbollisti apo anëtari i stafit, por e gjithë skuadra. /Gazeta Express/