Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë përpjekje për t’i pranuar 110.000 refugjatë nga e gjithë bota vitin që vjen, kështu ka thënë sot një zyrtar nga administrata e Obamas.
Kjo do të përbëjë një rritje gati 30 për qind nga 85.000 refugjatë të lejuar brenda ShBA-ve gjatë vitit të kaluar, transmeton Express.
Po ashtu, kjo rritje pasqyron shqetësime të vazhdueshme për krizën e refugjatëve që rrjedh nga lufta civile në Siri dhe konfliktet në Irak dhe Afganistan.
Prapëseprapë, kjo nuk mjafton për të përmbushur atë që grupet e avokimit e thonë se është e nevojshme në mënyrë që të adresohet kjo krizë e paparë ndonjëherë që pa rreth 1 milion njerëz tek u futen në Evropë vetëm vitin e kaluar.