Sport

Zyrtare: Shtyhet sërish ndeshja Kosovë-Maqedoni e Veriut

Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 është shtyrë për herë të dytë, për shkak të krizës së pandemisë koronavirus, ka njoftuar UEFA.

Ndeshjet e play-off’it të Ligës së Kombeve për kualifikim në EURO 2020, të parapara të luheshin në maj, dhe që u shtynë për muajin qershor, janë shtyrë për një përsëri deri në një njoftim të radhës, raporton Gazeta Express.