Sport

Zyrtare: Vendoset e ardhmja e Shkodran Mustafit

Interi e ka synuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafin në afatin kalimtar të verës, por një transfer i tillë nuk do të realizohet, shkruan Arbresh.info.

“Fillimisht kemi tentuar për Mustafin, por më pas jemi tërhequr. Përfundimisht nuk do ta marrim”, deklaroi drejtori i Interit, Walter Sabatini.

Mustafi në edicionin e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Arsenalit. /arbresh.info/