Rajon & Botë

Zyrtarët turq thonë se ISIS gjendet pas sulmit në Stamboll

Zyrtarët turq thonë se hetimet e para tregojnë që ISIS gjendet pas sulmit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit Ataturk, i cili vrau të paktën 36 persona.

Sipas CNN, edhe 147 tjerë u plagosën, pasi tre persona të armatosur me AK-47 hapën zjarr mbi pasagjerët, dhe pastaj hodhën vetën ne erë. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund arrijë në pesëdhjetë, transmeton KosovaPress.

Kryeministri Binali Yildirim tha se deri më tani të gjitha shenjat tregojnë se grupi ISIS ka qenë prapa sulmit. Ai tha se sulmuesit kishin ardhur në aeroport me një taksi dhe ata ishin në gjendje për të nisur sulmin pa kaluar nëpër kontrolle sigurie.

“Ky (sulm) ka treguar edhe një herë se terrorizmi është një kërcënim global. Gjetjet e forcave tona të sigurisë tregojnë gishtërinjtë te organizata Daesh, si autorët e këtij sulmi terrorist,” tha Yildirim për gazetarët në aeroport./KosovaPress/