Rajon & Botë

Zyrtari i lartë demokrat: Shefi i FBI-së mund ta ketë shkelur ligjin

Lideri i lartë demokratik në Senatin Amerikan, Harry Reid, ka thënë se shefi i FBI-së, James Comey, mund ta ketë shkelur ligjin duke zbuluar se zyra e FBI-së po hetonte emailat që ka mundësi të jenë të lidhura me Hillary Clintonin.

Reid e ka akuzuar Comey për shkelje të aktit i cili ua ndalon zyrtarëve që të kenë ndikim në zgjedhje presidenciale, transmeton Express.

Lajmi për hetimin e FBI-së vjen në më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ndërkohë, Zyra e FBI-së e ka marrë një urdhër për kontrollimin e emailave të fshehtë të Huma Adedin, e cila është ndihmëse e lartë e Hillary Clintonit.

Raportohet se 650.000 emaila do të kontrollohen, që do të thotë se ka pak mundësi që FBI të dalë me ndonjë vendim për to para ditës së zgjedhjeve presidenciale.

Reid, po ashtu e ka akuzuar Comey për i ka mbajtur sekret informata të vrullshme rreth marrëdhënieve të ngushta mes kandidatit republikan, Donald Trump, këshilltarëve të tij, dhe qeverisë ruse./Express/