Aktuale

Zyrtari i PDK’së thotë se marrëveshja me LDK’në s’ka shpëtim

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Rrustem Mustafa, ka paralajmëruar marrëveshje me LDK’në për të ndërtuar Qeverinë e re. Ka thënë se ka vetëm vonesa, por jo edhe shpëtim nga ky hap i dy partive të mëdha në Kosovë.

Ofertat për LDK’në për ndërtimin e Qeverisë po vazhdojnë prej zyrtarëve të PDK’së.

Pasi e morën një deputete, tash, po paralajmërojnë se do të bëjnë marrëveshje me krejt LDK’në.

Këtë po e thotë ish-deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa. Ai ka thënë se s’ka shpëtim nga marrëveshje me LDK’në.

“Marrëveshje politike me LDK! Nëse ne nuk e bëjmë hapin për të lëvizur, do të mbesim ne vendin e njëjtë! Është momenti që përgjegjësitë dhe detyrat tona t’i përfundojmë në kohë! Një fjalë e urtë popullore thotë: ” Veq vonim,se shpëtim nuk ka”!”, ka shkruar Remi, shkruan Express.

LDK prej pasluftës ka ndërtuar tri herë koalicion me PDK’në. Herën e fundit, udhëheqja e LDK’së kishte vendosur që Hashim Thaçi të bëhet President e Kadri Veseli kryetar i Kuvendit në këmbim të pozitës së Kryeministrit për Isa Mustafën.

the authorE B