Astrit Kuçi u lind në Prishtinë më 08.04.1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në Prishtinë, studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinë “ Hasan Prishtina”, dhe ka fituar titullin Doktor i Stomatologjisë (2003), po ashtu në të njëjtin universitet ka mbaruar edhe studimet specialistike, në lëmin e stomatologjisë drejtimi: Sëmundjet e dhëmbit me endodoncion (2008).
Z. Kuçi, është i pari në Kosovë që e ka përdorur stereomikroskopin në hulumtimet shkencore stomatologjike. Është autor dhe bashkautor i disa punimeve shkencore, si: “Caktimi i gjatësisë së rrënjës së dhëmbit, me tre apx lokator të ndryshëm”, të cilën e ka mbrojtur në Simpoziume Endodentëve të mbajtur në Turqi; punimi “Ndikimi i restaurimit koronar në periodontin apical tek dhëmbët e trajtuar endodonktikisht” është mbrojtur, ndërsa në revistën gjermane, “Oralprophylaxe Kinderzahneheikunde”, është ko-autor në punimin “Early Childhood Cariesecc in Children in Kosova- Preventive perspective” (2010), ko-autor në punimin “The panoramic radiographs interpretation of endodontically treated teeth in Kosova population “, dhe është mbrojtur në mbrojtur në Kongresin Europian të Radiologjisë, Dentomaxillo-Faciale në Turqi. Ka marrë pjesë në shumë punëtori, simpoziume dhe kongrese brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Australi, etj..
Ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Mjekësor të Tiranës (2013), ndërsa pjesën hulumtuese e ka përfunduar në Universitetin “Gazi” në Ankara të Turqisë. Po ashtu është edhe anëtar i Bordit Drejtues në Odën e Stomatologëve të Republikës së Kosovës.
Një pjesë të hulumtimit të doktoratës e ka publikuar në revistën “Journal of Endodontic” në ShBA.
Për momentin është duke u marrë me disa hulumtime shkencore nga fusha profesionale, te cilat së shpejti pritën të publikohen.