Granit Curri

Granit Curri, i lindur me 05.06.1982, në Istog. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Istog. Studimet universitare katër vjeçare i mbaroi në vitin 2004 në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Në vitin 2006 ka dhënë edhe provimin e judikaturës. Studimet master i përfundoi në vitin 2013 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik, drejtimin Civil-Juridik dhe fitoi titullin shkencor “MSc i Shkencave Juridike-Civile”. Z. Curri është i angazhuar edhe si asistent për lëndën “E Drejta e Detyrimeve”.

Detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm janë të parapara me Statutin e Kolegjit dhe kontratën e tij. Është zyrtari më i lartë administrativ, përgjegjës për punët juridike dhe administrative. Për punën e tij i përgjigjet Rektorit.

Sekretari i Përgjithshëm është anëtar ex-officio i Këshillit Drejtues pa të drejtë vote dhe është anëtar i përhershëm i Senatit, pa të drejtë vote.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO