Jusuf Qarkaxhija

Jusuf Qarkaxhija i lindur në vitin 1967 në Gjakovë, është doktor shkence në Sisteme të Informacionit të përfunduara në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë Informative në Universitetin Evropian të Tiranës në vitin 2015. Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Elektronikë.

Ka qenë drejtor i Kolegjit AAB- Kampusi në Gjakovë prej vitit 2014 ndërsa nga viti 2012 ka qenë kordinator i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB Kampusi i Gjakovës.

Ka punuar si profesor asistent në Universitetin e Prizrenit dhe ka ligjeruar lëndët e Matematikës dhe Statistikës dhe si mësimdhënës në shkollën për aftësim profesional “Gjon Nikollë- Kazazi”. Ka ligjeruar gjithashtu lëndë nga lëmia e Informatikës dhe Matematikës. Ka punuar edhe në kompanitë Ati-kos nga Gjakova dhe Expik nga Prishtina. Ka punuar edhe si ushtrues i programit ecdl.

Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe trajnime të ndryshme, si edhe ka publikuar disa punime shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare. Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze, serbo-kroate, etj.


Ligjeron lëndët:

Web 2.0

Sistemet e shpërndara

Cloud Computing

Sistemi i menaxhimit të informacionit

Hyrje në informatikë

Informatikë biznesi

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO