Nedžad Korajlić

Nedžad Korajlić u lind më 1963 në Bosnje dhe Hercegovinë. Ka kryer këto studime: Fakultetin për Siguri dhe Mbrojtje Publike në Shkup (1990), Shkollën e Lartë të Punëve të Brendshme në Beograd (1996), magjistraturën (2003) dhe doktoratën (2006) në Fakultetin për Kriminalistikë, Kriminologji dhe Studime të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.

Deri më tani ka punuar në shumë institucione dhe universitete të vendit dhe jashtë, ku ka ushtruar edhe pozita të larta udhëheqëse. Nga viti 2012 është dekan dhe profesor në Fakultetin për Kriminalistikë, Kriminologji dhe Studime të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, profesor në Kolegjin për Teknologji dhe Biznes në Doboj, profesor në Kolegjin “Logoscentar” në Mostar dhe profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës. Para vitit 2012 ka punuar profesor edhe në këto universitete: Universitetin e Zenicës, Universitetin e Travnikut, Universitetin e Beogradit, etj. Nga viti 2006 punon profesor në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB. Më 2016 u zgjodh edhe anëtar i Këshillit Drejtues të këtij institucioni.

Deri më tani ka publikuar mbi 50 punime shkencore, ka botuar edhe disa libra shkencor. Jeton dhe vepron në Bosnje dhe Hercegovinë.

INSTITUTI AAB
APLIKO