Qendra për Trajnime e Kolegjit AAB, është qendër e specializuar e cila ofron kurse të veçanta jashtë procesit mësimor, për studentët e vet si dhe për kandidatët potencialë për të ndjekur studimet në këtë Universitet.
Gjatë muajit prill dhe maj të vitit 2014, Qendra për Trajnime e Kolegjit AAB, do të organizojë kurse speciale parapërgatitore për të gjithë ata që janë të interesuar që të aplikojnë për regjistrim në vitin akademik 2014/2015.
Kushtet për regjistrim në këto kurse: të jeni maturant në ndonjërën nga shkollat e mesme të Kosovës dhe të jeni i interesuar për regjistrim në Kolegjin AAB.
Kurset do të jenë intensive dhe mbahen nga profesionistë të fushave përkatëse.
Kurset mbahen në objektet e Kolegjit AAB dhe janë pa pagesë.
Për kandidatët nga rajoni i Prishtinës, do të organizohen edhe autobusët për transportin e kursistëve.
Këtu mund të gjeni edhe formularin për aplikim në ndonjërin nga kurset, të cilin duhet ta dërgoni në e-mail adresën: [email protected]
Shkarko Aplikacionin
Aplikacioni për regjistrim