Si të regjistrohem
Secili person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka kaluar testin e maturës mund të jetë kandidat potencial për regjistrim në Kolegjin AAB.
Kandidati duhet të sjellë këto dokumente:
- diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme;
- certifikata e testit të maturës;
- certifikatën e lindjes, dhe
- kopja e letërnjoftimit.
Ofertat e AAB-së
Si asnjë institucion tjetër në vend Kolegji AAB ofron:
- Ofertë prej 10% zbritje për të gjithë kandidatët të cilët kanë të gjitha notat pesë (5) gjatë shkollimit të mesëm.
- Ofertë familjare prej 10% për të gjithë kandidatët që vijnë nga e njëjta familje.
- Bursa motivuese për të gjithë kandidatët të cilët arrijnë notë mesatare të studimeve mbi 9.5.
Varësisht nga kostoja e shkollimit në fakultetet e Kolegjit AAB, studentët kanë këto lehtësira:
- Pagesë mujore
- Pagesë në gjashtë këste
- Pagesë në katër këste
- Pagesë në dy këste
Kolegji AAB ka krijuar edhe rrethana të tjera lehtësuese për studentët e vet përmes marrëveshjeve me institucione të ndryshme bankare, ku studentët mund të tërheqin kredi për pagesën e kostos së shkollimit.