Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB organizon trajnimin

Development of Cyber Security Applications

Rreth Trajnimit

Development of Cyber Security Applications

Në kuadër të këtij trajnimi do të përfshihet zhvillimi i aplikacioneve dhe veglave të cilat mundësojnë identifikimin e sulmeve të ndryshme nga malware në sistem operativ përmes shfrytëzimit të gjuhëve të ndryshme programuese dhe skriptuese të cilat neve na ofrojnë siguri dhe përformancë sa me të lartë.

Përveç pjesës së identifikimit të kodeve me qëllim keqdashës si: Viruset, Trojanet, Spyware, Ransomware, Rootkits dhe shumë të tjera, do të shfrytëzohen vegla dhe aplikacionet të ndryshme me qëllim të krijimit të mekanzimave mbrojtës të përdoruesit në sistem operativ.

Disa nga gjuhët programuese dhe skriptuese që do të shfrytëzohen me qëllim të procesit të zhvillimit të veglave dhe aplikacioneve janë: C, C++, C#, Python, AutoIT etj.

Trajnimi është falas dhe do të fillojë nga data 13 nëntor.
Ditët e trajnimit do të jenë:

  • Të marteve: 16:30 - 18:00
  • Të mërkureve: 10:45 - 12:15
Të interesuarit (kushdo brenda ose jashtë AAB-së) mund të aplikojnë në emailin:
[email protected], ose në telefonin 044 247 071.