Kolegji AAB – Dega në Gjakovë nënshkruan marrëveshje me “Comodita Home”

Drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhija dhe drejtoresha operative e “Comodita Home”, Granita Bunari, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje bashkëpunimi nënkupton realizimin e praktikës së studentëve të Kolegjit AAB, në këtë kompani. Praktikat do zgjasin 2-3 muaj, ndërsa ekziston edhe mundësia e punësimit për kandidatët që shfaqin potencial.