Dr.Sc. Resul Sinani, u lind më 01.09.1978 në fshatin Zaplluxhe të rajonit të Opojës, komuna e Dragashit. Ka të përfunduar fakultetin “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Universitetin e Prishtinës, masterin për “Gazetari dhe Komunikim Masiv” në Kolegjin AAB dhe doktoraturën në Shkencat Sociale profili Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës – UET.
Prej vitit 1999 punon në media, në pozicione të ndryshme si gazetar, moderator, redaktor dhe autor emisionesh. Ka punuar në Radio Prizreni, TV Kukësi, Radio 21, KTV dhe RTK1 si dhe ka bashkëpunuar me gazeta e portale të ndryshme. Përveç kësaj, është angazhuar në moderimin e qindra aktiviteteve të ndryshme kulturore, konferencave e ngjarjeve të tjera të rëndësishme.
Prej vitit 2009 është i angazhuar si ligjërues universitar, fillimisht ka qenë i angazhuar si ligjërues i jashtëm në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, pastaj për tri vjet ka qenë i angazhuar në Kolegjin UBT në fakultetin e Mediave dhe Komunikimit, ndërsa prej tetorit të vitit 2016 është i angazhuar si profesor në Kolegjin AAB në fakultetin e Komunikimit Masiv dhe në fakultetin e Shkencave Sociale. Dr. Sc. Resul Sinani është autor i dhjetëra punimeve shkencore të cilat i ka prezantuar nëpër konferenca shkencore ndërkombëtare dhe gjithashtu i ka botuar nëpër revista shkencore ndërkombëtare jashtë Kosovës, si në Itali, Kroaci, Angli, Turqi, Çeki e Shqipëri.
Po ashtu ka qenë i ftuar si ligjërues dhe trajnues në lëmin e gazetarisë, mediave dhe komunikimit me theks në të folurit dhe komunikimin me publikun në dhjetëra projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe programin Erasmus+.
Ligjëron lëndët:
-Kultura në media
-Gjykim editorial
-Kulturë gjuhësore
-Shkrim akademik