Programming

Aim and program profile

Programi i studimit BA Profesional në Programim ka për qëllim të përgatis programer të nivelit profesional dhe ti aftësoj ata në aplikimin e arritjeve më të fundit në fushën e programimit për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me të cilat ballafaqohen organizatat apo kompanitë në aspektin e zhvillimit të softuerit.

Misioni i këtij programi të studimit është që të kontribuojë në zhvillimin e kuadrove profesionale me njohuritë dhe praktikat më të fundit në fushën e programimit, të cilët i shërbejnë tregut të punës dhe shoqërisë jo vetëm në vend mirëpo edhe në arenën ndërkombëtare përmes zhvillimit të produkteve softuerike dhe ofrimin e zgjidhjeve cilësore në zhvillimin e softuerëve.

Programi i studimit BA Profesional në Programim synon ti pajis studentët me njohuri për aplikacionet e nevojshme për zhvillim të një softueri, bazat e programimit, gjuhët programuese, platformat desktop, ueb dhe mobile, metodologjitë, bazat e të dhënave, etj. Për më tepër përmes këtij programi studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre ndër personale në punë grupore dhe individuale, sepse të njëjtit do të fitojnë përvojë duke përgatitur projekte konkrete në industri dhe institucione relevante. Studentët do të përgatiten të punojnë si të pavarur apo si anëtar grupi, duke analizuar dhe zhvilluar sisteme të ndryshme dhe duke dizajnuar zgjidhje për zhvillimet inovative.

Përderisa programi aktual “Shkenca Kompjuterike (BSc)” i Kolegjit AAB përgatit studentin për të gjitha fazat nëpër të cilat një produkt kalon duke filluar nga kërkesat, menaxhimi, analiza e kërkesave, përcaktimi i teknologjisë, dizajnimi dhe krijimi i bazës së të dhënave, zhvillimi i aplikacionit, testimi, instalimi, prezantimi sikur edhe mirëmbajtja e produktit/aplikacionit, siguria etj., programi Bachelor Profesional në Programim do të ketë fokus specifikisht vetëm pjesën e kodimit/zhvillimit të produktit. Si program specifik, ky program do t’i krijoj shumë më shumë hapësirë studentëve të interesuar vetëm në fushën e zhvillimit/programimit që të arrijnë të kuptojnë konceptet më bazike deri tek konceptet e avancuara të programimit, të specializojnë aftësitë e tyre në më shumë gjuhë programuese, gjuhë të ndryshme skriptuese, të jenë në gjendje të zhvillojnë aplikacione desktop, ueb dhe mobile, të mësojë rreth teknikave dhe strategjive të programimit etj.

Programi i studimit BA Profesional në Programim është hartuar si përgjigje ndaj kërkesës së tregut të punës në Kosovë dhe jashtë vendit për zhvillues softueri. Zhvillimi shumë i shpejt i teknologjisë, konkretisht digjitalizimi i thuajse secilit proces, ka bërë që kërkesa specifike për zhvillues të softuerit të jetë jashtëzakonisht e lartë në treg, sikur vendor ashtu edhe në tregun botëror. Kjo kërkesë në njërën anë dhe deficiti i personave të këtij profesioni në anën tjetër, ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit të të rinjve për të specializuar sa më shumë fushën e zhvillimit të softuerit, pra atë të programimit.

Expected learning outcomes

The professional BA in Programming study program is a program with a modular structure. Each module is a discrete unit of study with clearly defined outcomes incorporating a variety of teaching and learning methods. Students who achieve the qualification at level 6 of the KKK demonstrate the following knowledge, skills and competences:

Knowledge

Skills

Advanced practical, cognitive and creative skills.

Competencies

They will carry out tasks or studies, which include the management of complex technical and professional activities or projects, which may include responsibility for decision-making in unforeseen work or study contexts, or manage the professional development of individuals and groups. This may include: working effectively under leadership, in collaboration with other qualified colleagues; exercising autonomy and initiative and taking primary responsibility for the work of others and for a range of resources; cooperation with others to ensure change, development and new ideas; dealing with ethical and professional issues in accordance with existing professional codes and practices.

Academic level and degree

Programi i Studimit BA Profesional në Programim është program profesional i nivelit Bachelor (BA), përkatësisht i nivelit VI të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së).  Në përputhje me kërkesat e KKK-së, programi Bachelor Profesional në Programim përpos që ju ofron studentëve bazë për progres në studimet e mëtejme, i siguron atyre hyrje në punësim profesional.

Duration of studies and workload

Studimet në Programin BA profesional në Programim zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsejtë 6 semestra. 

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Hyrje në Programim 6 ECTS
Menaxhimi i Projekteve 6 ECTS
Hyrje në Bazën e të Dhënave 6 ECTS
Matematikë Kompjuterike 6 ECTS
User Interface Design 6 ECTS
Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 6 ECTS
Viti I Semestri II
Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave 6 ECTS
Programimi i Orientuar në Objekte 6 ECTS
Sistemet e Avancuara të Bazave të të Dhënave 6 ECTS
Programim Biznesor Analitik 6 ECTS
Teoria e Grafeve me Kombinatorikë 6 ECTS
Data Science me Python 6 ECTS

Viti II

Semestri III
Programim i Ueb Aplikacioneve 6 ECTS
Inxhinieria Softuerike 6 ECTS
Programimi i aplikacioneve mobile-Android 6 ECTS
IoT 6 ECTS
Testimi dhe analiza e softuerit 6 ECTS
Web Design 6 ECTS
Viti II Semestri IV
Programimi i Ueb Shërbimeve 6 ECTS
Programimi i aplikacioneve mobile-IOS 6 ECTS
Projekt 12 ECTS
Rrjetat Kompjuterike 6 ECTS
Ueb framework 6 ECTS

Viti III

Semestri V
Programimi i Lojërave 6 ECTS
Arkitektura e Ueb-it 6 ECTS
Projekt 12 ECTS
Siguria e Aplikacioneve 6 ECTS
Inteligjencë Artificiale 6 ECTS
Viti III Semestri VI
Cloud and Mobile Cloud Computing 6 ECTS
Programimi i Sistemeve të Shpërndara 6 ECTS
Projekti Final 18 ECTS