Stafi i Kolegjit AAB me bursë të plotë mund të studiojnë në Ohio Northern University

28 June 2016

Një delegacion nga Ohio Northern University i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me prof. dr. Brian D. Anderson, vizituan Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, ku u takuan me dekanin prof. dr. Muhamet Kelmendi, dhe me stafin akademik të këtij fakulteti.

Gjatë këtij takimi, përveç tjerave, mysafirët nga Ohio Northern University shpalosën edhe programin e bursave për stafin akademik të Kolegjit AAB, në programin Democratic Governance and Rule of Law  (LLM – Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit).

Për të gjithë të interesuarit konkursi për aplikim hapet më datë 4 deri më 10 korrik 2016.

Share: