Mental Health

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimit Master në Shëndet Mendor bazohet në tendencat e fundit të programeve të psikologjisë, duke pasur krahasueshmëri të lartë me universitete evropiane, amerikane si dhe me disa sosh nga regjioni, sikundër që ofron staf akademik të motivuar dhe të përgatitur për t’i përmbushur standardet evropiane. Qëllimi i programit Psikologji Klinike është që të jap kontribut në qendrat e shëndetit mendor, spitalet, qendrat këshilluese, repartet psikiatrike, mjekësinë familjare, mjekësinë e përgjithshme, përmes implementimit të projekteve të ndryshme të vetëdijesimit dhe intervenimit psiko-social, përmes programeve fuqizuese komunitare dhe përmes kontribuimit në organizimin më të mirë të komunitetit të psikologëve klinik në vendin tonë, së bashku me zhvillimin e konstelacionit rregullator dhe institucional që e përcjell këtë proces. 

Misioni i programit Master në Shëndetin Mendor është të pajis studentët me njohuritë të larta akademike dhe hulumtuese, të cilët përgatiten të aplikojnë profesionin e psikologut klinik në mënyrë profesionale, të cilët janë konkurrues për studime të mëtejmë të psikologjisë, të cilët janë hulumtues kompetent dhe të cilët ofrojnë shërbime këshilluese dhe terapeutike për njerëzit në nevojë.

Programi Master në Shëndetin Mendor është dizajnuar në atë mënyrë që më së miri t’u shërbejë kërkesave akademike si dhe atyre aplikative që studentët kanë gjersa ndjekin formësimin e tyre profesional si psikolog klinik. Për asnjë moment nuk mund të anashkalohet fakti se procesi i përgatitjes së kuadrove për psikologji aplikative është deficitarë në vendin tonë, andaj gjatë hartimit të programit, ka qenë e domosdoshme që gjatë gjithë kohës të provojmë t’i japim më shumë ngjyrim aplikativ sesa teorik programit. Për të përmirësuar situatën sa më shumë që është e mundur në këtë drejtim, studentët brenda këtij programi, do t’i ndjekin dy lloje të praktikës klinike, atë jashtë institucionit (në institucionet me të cilat Kolegji AAB ka memorandume të bashkëpunimit, dhe praktika brenda institucionit—katër praktikumet). Mund të themi se boshti i vet këtij programi të studimit janë këto katër praktikumet që do të organizohen secilin semestër dhe të cilët do të ofrojnë para studentëve mjedise të mirëfillta klinike për observimin e punës klinike nga profesionistët e kësaj fushe, si dhe të praktikimit të shkathtësive terapeutike nën mbikëqyrjen e specializantëve të psikologjisë klinike.

Programi i studimit Psikologji Klinike supozohet se i përmbushë interesat e atyre që dëshirojnë të ndërmarrin një program rigoroz të studimit që çon në përmbushjen e kriterit bazik për licencim si psikolog klinik sipas UA 06/2017 dhe/ose studime në nivelin e doktoratës. Po ashtu, studentët të cilët do të përfundojnë nivelin Master në Shëndetin Mendor, përveç se do të mund të punojnë si psikolog klinik të licencuar (pasi që të licencohen nga institucionet përkatëse), gama e punësimit të tyre do të jetë edhe më e gjerë: në institucione të shëndetit mendor, institucione edukimi, organizata joqeveritare e shumë të tjera që kanë të bëjnë me shërbime psiko-sociale. Për më shumë, programi ka për qëllim edhe për të zhvilluar shkathtësitë hulumtuese tek studentët, duke iu ofruar atyre mundësinë e përfshirjes në projekte të ndryshme studimore e kërkimore në kuadër të programit të psikologjisë klinike.

Rezultatet e të nxënësit

Me përfundimin me sukses të studimeve master në Shëndet Mendor, pritet që studentët të plotësojnë qëllimet kryesore të programit përmes rezultateve të pritura në secilin prej tyre:

 

Rezultatet specifike të programit të studimit janë si në vijim:

Niveli dhe grada akademike

Programi i Studimit MA në Shëndet Mendor është program i nivelit Master (MA), përkatësisht i nivelit VII të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK-së).

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin MA Shëndet Mendor zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsejtë 4 semestra. 

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Semestri I
Psikopatologjia I 8 ECTS
Praktikum 1 8 ECTS
Marrëdhënia terapeutike 8 ECTS
Shkollat psikoterapeutike 6 ECTS
Çrregullimet dhe puna me grup moshat e hershme 6 ECTS
Semestri II
Psikopatologjia II 8 ECTS
Praktikum 8 ECTS
Vlerësimi dhe testimi psikologjik 8 ECTS
Qasjet psikodinamike e trajtimit 6 ECTS
Neurofiziologjia dhe mjekësia e psikopatologjive mendore 6 ECTS

Viti II

Semestri III
Metodat e hulumtimit në shkencat mjekësore 8 ECTS
Praktikum 3 8 ECTS
Terapia kognitivo sjelljore 8 ECTS
Çështjet etike në shëndetin mendor 6 ECTS
Modeli bio-psiko-social i shëndetit mendor 6 ECTS
Semestri IV
Punimi i Diplomës 20 ECTS
Praktikum dhe raportim psikoterapeutik 10 ECTS