Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit, Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë, Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, organizon ‘Konferencën e Katërt Shkencore të ALUMNI-t në Gjuhësi, Letërsi, Didaktikë dhe Komunikim’. Konferenca do të mbahet në datën 1 nëntor 2025, në Kolegjin AAB.
Ky aktivitet shërben si një platformë për të gjithë hulumtuesit e rinj që të prezantojnë dhe të diskutojnë punën e tyre shkencore brenda një komuniteti të ri akademik ndërkombëtar.
I inkurajojmë të gjithë hulumtuesit e rinj dhe alumni-t në fushat e gjuhësisë, letërsisë, didaktikës dhe komunikimit që të aplikojnë për të përfituar nga ky shkëmbim intelektual.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë abstraktet në adresën elektronike: [email protected]
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare:
https://aab-edu.net/en/conference/fourth-alumni-research-conference-on-linguistics-literature-didactics-and-communication-2025/