Arvesa Studenica ka lindur ne Pejë, ajo është psikologe kognitive dhe pedagoge me përvojë ndërkombëtare në mësimdhënie, hulumtim dhe zhvillim programesh për mirëqenie mendore dhe trajnime profesionale. Me një formim akademik të konsoliduar në Universitetin e Sheffield dhe një përvojë kërkimore të avancuar në SHBA si bursiste e programit prestigjioz Weiser Professional Fellowship në Universitetin e Michiganit, Arvesa ka kontribuar në mënyrë aktive në fushën e psikologjisë kognitive, bilingualizmit dhe mirëqenies së grave. Ajo është e angazhuar si profesoreshë universitare, recensente shkencore dhe bashkëthemeluese e iniciativave për shëndetin mendor në Kosovë.
2023: Weiser Professional Fellow, University of Michigan, SHBA
2017 – 2021: Doktoraturë në Psikologji Kognitive, University of Sheffield, MB
2013 – 2016: Bachelor në Psikologji, University of Sheffield, MB
2025 – vazhdon: Recensente për The National High School Journal of Science (NHSJS)
2024 – vazhdon: Bashkëthemeluese e platformës virtuale për shëndetin mendor N’sferë T’mendjes
2023 – 2024: Hulumtuese në Venus Ageless, duke zhvilluar manuale dhe trajnime për mirëqenien kognitive të grave
2022 – vazhdon: Zhvilluese dhe facilituese trajnimesh për institucione ndërkombëtare si EULEX, Ambasada Belge, etj.
2021 – vazhdon: Profesore në Departamentin e Psikologjisë, Kolegji AAB, Kosovë
2021 – 2022: Bashkëpunëtore në Divizionin e Burimeve Njerëzore, EULEX – zhvillim i trajnimeve për staf
2019 – 2021: Ligjëruese në Departamentin e Psikologjisë, University of Sheffield, filial Selanik
2017 – 2021: Asistente Hulumtimi në International Faculty of the University of Sheffield, Selanik
2019: Menaxhere Projekti në “Bilingualism Against Bullying”, University of Sheffield
2019: Zhvilluese e kursit online për Etikën në Kërkim, University of Sheffield
Studenica, A. et al. (2022). The influence of bilingualism on adolescent cognition. Cognitive Development, 63, 101203.
Laketa, A., Studenica, A., et al. (2021). Biculturalism and bilingualism. JEP: General, 150(11), 2273.
Laketa, A., Chrysochoou, E., Studenica, A., et al. (2023). Bicultural identity development. Journal of Research on Adolescence, 33(3), 899–912.
Studenica, A. (2021). Doctoral Thesis, University of Sheffield.
Uka, F., Gashi, A., & Studenica, A. (2024). Internal cohesion psychotherapy. Counselling and Psychotherapy Research, 24(1), 1–8.
Uka, F., Gashi, A., Studenica, A., et al. (2023). Treating depression with internal cohesion psychotherapy. J. Clin. Basic Psychosom, 2, 1336.
2024: Artificial Intelligence in the Age of Transformation – prezantuese, moderatore dhe paneliste
2022: Konferenca Rajonale për Hapësirat Mësimore në Arsim – pjesëmarrëse
2019: PGR Conference, University of Sheffield (dy prezantime orale)
2019: Three-Minute Thesis Challenge – prezantim oral
2018 & 2017: SE European Doctoral Conference – prezantime orale në dy edicione
2018: Forumi i Grave Shqiptare në Selanik – prezantim mbi komunitetin shqiptar
2018: Konferenca për Psikologji Zhvillimore – pjesëmarrëse
2023: Vizitë studimore si pjesë e bursës Weiser në University of Michigan, SHBA
Prezantuese në emisione televizive me theks në promovimin e shëndetit mendor dhe fuqizimin e grave në shoqëri