Studentët e degës së Ferizajt, fitues të garës së dijes për “Mikroekonomi” të organizuar në Kolegjin AAB

24 December 2015

Fakultetit Ekonomik i Kolegjit AAB, nën udhëheqjen e stafit akademik, për studentët e vitit të parë organizoi garat e dijes nga lënda “Mikroekonomia”, për vitin akademik 2015/ 2016.  Në këto gara morën pjesë gjithsej 32 studentë, që janë përgjigjur në mbi 60 pyetje, të ndarë në pesë grupe; tri grupe nga Kampusi i Prishtinës, një grup nga Kampusi i Gjakovës dhe një grup nga Kampusi i Ferizajit,  i cili grup me pakë pikë në epërsi ndaj grupeve të tjera doli fitues i kësaj gare, me 85 pikë. 

Të gjithë studentët pjesëmarrës në garat në fjalë janë shpërblyer me nga një certifikatë, ndërsa  grupi fitues, është shpërblyer edhe me librin “Hyrje në Ekonomi”, i autorëve Ahmet Mancellari, Sulo Haderi, Dhori  Kule dhe Stefan Qirici.

Në këtë aktivitet përveç stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti i pranishëm ishte edhe rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, i cili u nda tejet i kënaqur me përgjigjet, shkathtësitë dhe  njohuritë e studentëve: “Me anë të këtyre aktiviteteve dëshirojmë që ta tërheqim vëmendjen dhe kureshtjen e studentëve ndaj shkencës”, ka thënë rektori Tafa. 

Share: