Ekspertët e AKK vizituan Kolegjin AAB

18 December 2016

Ekipi vlerësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve vizituan Kolegjin AAB dhe zhvilluan një takim me menaxherët dhe me stafin akademik të këtij institucioni, me qëllim të akreditimin të programeve profesionale nga fusha; programim profesional, mjeshtëri IT dhe parukeri, në kuadër të Kolegjit AAB.

Gjatë kësaj vizite, ekspertët, përveçqë ishin fokusuar në temat që kanë të bëjnë me misionin, organizimin dhe menaxhmentin, personelin, ndërkombëtarizimin etj., ata vizituan objektet përkrahëse të programeve profesionale, duke përfshirë sallat ku do të zhvillohen mësimi dhe puna praktike, si dhe gjithë infrastrukturën se ku do të zhvillohet ky mësim brenda Kolegjit AAB.

Ekipi vlerësues për Programin e Parukerisë ishte në përbërje Violeta Ruzi, Edlira Hasula, Avni Gashi, ndërsa për Programim Profesional dhe për Programin Mjeshtër IT, Vehbi Neziri, Artan Mazrekaj dhe për Programim Profesional Besnik Skenderi, Bekim Dauti.

 

Share: