Majlinda e artë e Kosovës dhe e AAB-së

8 August 2016

Prishtinë, 08.08.2016. – Kampionja evropiane e botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka shkruar mbrëmë faqen më të ndritshme të historisë sportive të Kosovës së pavarur, duke i sjellë asaj për herë të parë medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike Rio 2016.

Krenaria e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur të triumfojë në finalen e madhe të xhudos në Rio 2016, duke mposhtur italianen Odette Giuffrida dhe duke bërë kështu që flamuri i Kosovës të ngritet në piedestal.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi, vazhdon studimet në Fakultetin e Kulturës Fizike në Kolegjin AAB, duke qenë njëkohësisht edhe demonstratore e xhudos në kuadër të lëndës Sporte Luftarake në këtë fakultet.

Në tetor 2014, në një ceremoni madhështore Kolegji AAB i kishte ndarë Majlinda Kelmendit Çmimin Ndërkombëtar për Arritje Kulminante në Sport. Me këtë rast ajo kishte deklaruar: “Është një nder për mua të jem pjesë e Kolegjit AAB, universitetit më të mirë në rajon. Ju falënderoj shumë që më keni dhënë mundësi që dijen time që e kam në aspektin sportiv ta tregoj në një institucion arsimor, e sidomos në Kolegjin AAB, që me plot kuptimin e fjalës është universiteti më i mir në rajon”.

Kolegji AAB bashkëndjen suksesin e arritur të Majlindës edhe si sukses të tijin, ndërsa pret me padurim kthimin e olimpistes së artë në Kosovë!

Share: