PhD. Candidat.

Besim Gashi

Prodekan Përgjegjës për sigurimin e cilësisë

Fusha kryesore e studimit – Gjimnastika Sportive.

Studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Kulturës Fizike në vitin 2003, ndërsa studimet pasdiplomike në vitin 2008.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2007 ka punuar profesor në shkollën e mesme “Skënder Luarasi” në Suharekë, njëkohësisht gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe në Qendrën Rinore “Shtëpia e Fellbahut” ku ka mbajtur kurse të Gjimnastikës Aerobike, notit dhe ping-pongut.

Në Kolegjin AAB prej vitit 2008 punon si asistent për lëndën “Gjimnastikë Sportive” dhe lëndën “Akrobatikë”. Nga viti 2010 në kuadër të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit është përgjegjës për sigurimin e cilësisë dhe hulumtimet shkencore.

Ligjëron lëndët:

Gjimnastikë sportive

Metodikë e edukimit fizik

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19