Dean

Shyqri Nimani
Shyqri Nimaniu lind në Shkodër më 6 maj 1941. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i Qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994. Merret me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. Ka ligjëruar në Akademinë e Arteve në Tiranë (Shqipëri), në Universitetin e Tetovës (Maqedoni), dhe tani e dhjetë vjet në KolegjinAAB (Fushë Kosovë).
Udhëtimet studimore:
Angli, Francë, Itali, Shqipëri, BRSS, Spanjë, Greqi, Meksikë, Gjermani, Austri, Siri, SHBA, Singapor, Hong Kong, Indi, Skandinavi (Finlandë, Suedi, Norvegji), Danimarkë, Turqi, Bullgari, Egjipt, Qipro, Belgjikë, Holandë, Rumani etj.
Ekspozitat personale në vend dhe në botë:
1971 – Galeria e SHAFAAS, Beograd; Galeria “Kamen Mali”, Cavtat (Kroaci) 1975 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1978 – “Gyarari 5610” Tokio (Japoni); Galeria e Universitetit “Gakugei Daikagu”,Tokio; 1980 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 1983 – Galeria YU-KIC, Nju Jork; 1984 – Galeria“Forum”, Zagreb; 1986 – Galeria e PK “Asim Vokshi”, Gjakovë; 1988 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1993 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. 2003 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 2008 – Galeria „Zlatni Konj“, Zagreb, Kroaci; 2014 – Ekspozitë personale në Rumani, Bukuresht dhe Krajovë.
Ekspozitat kolektive:
Nga viti 1969 e deri më 2014 ka marrë pjesë në shumë ekspozita të rëndësishme në vend dhe në botë.
Shpërblimet e mirënjohjet kryesore:
1971- Shpërblimi i Dhjetorit (i Kosovës), Prishtinë; 1972 – Attestato di Benemerenza, Sassoferrato, Itali; 1973 – Shpërblimi vjetor i SHAAK, Prishtinë; 1974 – Mirënjohja publike e qytetit të Prishtinës; 1979 – Shpërblimi i Nëntorit i qytetit të Prishtinës; 1985 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1986 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1997 – Shpërblimi për monografinë“Trojet Shqiptare në Harta dhe Stema” me rastin e 85 vjetorit të Republikës së Shqipërisë.
Disa nga monografitë reprezentative dhe më të rëndësishme të Shyqri Nimanit mbi trashëgiminë kulturore shqiptare:
– Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë
(Onufri and Other Albanian Medieval Artists), Prishtinë, 1987
– Arti bashkëkohor i Kosovës, (Contemporary Art of Kosova), Prishtinë, 1988
– Përgatitja e librit (Book Design), Prishtinë, 1990
– “10×10 – Ars Longa Vita Brevis”, Prishtinë, 1994
– Trojet shqiptare në harta dhe stema, (Albanian Lands in Maps and Emblems),
(Albanische Gebiete auf Karten und Wapen), Prishtinë, 1997
–“Arnavud – Artistët Shqiptarë në Perandorinë Osmane”,
(Arnavud– Albanian Artists in the Ottoman Empire), Prishtinë, 2003
– Gurë të Mozaikut Shqiptar (Stones of Albanian Mosaic), ArsAlbanica, 2011
– Mehmet Ali Pasha – Kapedani Shqiptar që ia Ktheu Dinjitetin Egjiptit”, 2012.
Prof. Shyqri Nimani është i mirënjohur gjithandej në të gjitha hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 2008.
Ligjëron lëndët:
Dizajn grafik II
Dizajni për komunikime vizuale II/Kreativiteti dhe laboratori i grafikes
- +383 38 600 005
- [email protected]

Fitim Aliu
Prodekan
Ka diplomuar në Pikturë në Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001, ku dhe ka vazhduar dhe përfunduar studimet e tij pasuniversitare në vitin 2005. Ai ka marrë pjesë dhe ka prezantuar veprat e tij në ekspozita dhe konferenca të shumta të karakterit rajonal dhe ndërkombëtar, përfshirë dhe ngjarje të organizuara nga shoqata italiane për arkitekturë, art dhe restaurim urban/ Itali, në vitin 2012. Aktualisht punon si Profesor dhe Prodekan i Fakultetit të Arteve në AAB në Prishtinë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Shoqatës së Arteve Figurative për rajonin e Gjilanit, ku ka organizuar ngjarje të shumta artistike me të rriturit, por edhe të rinjtë dhe fëmijët, përfshirë koloni artistike, Olimpiadën e Lojërave pa kufij për fëmijët në Gjilan dhe shumë ekspozita për anëtarët e Shoqatë s së Arteve Figurative. Ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit . Nga 2000-2002 ai organizoi koloni të përbashkëta artistike Francë – Kosovë, në bashkëpunim me shoqatën ALFA nga qyteti Vernon i Francës .
Vizitat studimore : Francë, Angli, Shqipëri, SHBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Bullgari, Austri, Belgjikë, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Zvicër, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni . Në vitin 2000 ka fituar bursë nga HeinrichBellStiftung .
Ekspozitat personale:
2000 – Vizioni i nxënësve, Prishtinë dhe PhilipeAuguste, Vernon, FRANCË (edhe në vitin 2009);
2001 – Ish Komiteti Ekzekutiv i UNMIK-ut, Prishtinë dhe Departamenti i Kulturës, Prishtinë;
2009 – Ambasada Amerikane, Prishtinë, ICO, Gjilan dhe Departamenti i Kulturës Prishtinë;
Gjithashtu ka marrë pjesë në mbi 20 ekspozita kolektive dhe tre koloni artistike brenda dhe jashtë vendit.
Ligjëron lëndët:
Vizatim II
Vizatim i lire 2
Vizatim/Ilustrim
- +383 38 600 005 ext 150
- [email protected]