Dekanati

Fitim Aliu
Dekan U.D.
Ka diplomuar në Pikturë në Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001, ku dhe ka vazhduar dhe përfunduar studimet e tij pasuniversitare në vitin 2005. Ai ka marrë pjesë dhe ka prezantuar veprat e tij në ekspozita dhe konferenca të shumta të karakterit rajonal dhe ndërkombëtar, përfshirë dhe ngjarje të organizuara nga shoqata italiane për arkitekturë, art dhe restaurim urban/ Itali, në vitin 2012. Aktualisht punon si Profesor dhe Prodekan i Fakultetit të Arteve në AAB në Prishtinë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Shoqatës së Arteve Figurative për rajonin e Gjilanit, ku ka organizuar ngjarje të shumta artistike me të rriturit, por edhe të rinjtë dhe fëmijët, përfshirë koloni artistike, Olimpiadën e Lojërave pa kufij për fëmijët në Gjilan dhe shumë ekspozita për anëtarët e Shoqatë s së Arteve Figurative. Ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit . Nga 2000-2002 ai organizoi koloni të përbashkëta artistike Francë – Kosovë, në bashkëpunim me shoqatën ALFA nga qyteti Vernon i Francës .
Vizitat studimore : Francë, Angli, Shqipëri, SHBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Bullgari, Austri, Belgjikë, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Zvicër, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni . Në vitin 2000 ka fituar bursë nga HeinrichBellStiftung .
Ekspozitat personale:
2000 – Vizioni i nxënësve, Prishtinë dhe PhilipeAuguste, Vernon, FRANCË (edhe në vitin 2009);
2001 – Ish Komiteti Ekzekutiv i UNMIK-ut, Prishtinë dhe Departamenti i Kulturës, Prishtinë;
2009 – Ambasada Amerikane, Prishtinë, ICO, Gjilan dhe Departamenti i Kulturës Prishtinë;
Gjithashtu ka marrë pjesë në mbi 20 ekspozita kolektive dhe tre koloni artistike brenda dhe jashtë vendit.
Ligjëron lëndët:
Vizatim II
Vizatim i lire 2
Vizatim/Ilustrim
- +383 38 600 005 ext 150
- [email protected]

Elisa Nikolla
Prodekane
Ka lindur në Lezhë të Shqipërisë. Studimet themelore në fushën e studimeve kulturore britanike dhe amerikane i ka përfunduar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008. Më pas ka mbaruar studimet master në Universitetin Filologjik të Tiranës për “Komunikim Ndërkulturor-Turistik dhe Linguistikë” në vitin 2010.
Aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Sofje të Bullgarisë në Universitetin NBU, Departamenti i Dizajnit, me tezën “Kultura Vizuale, Komunikimi Vizual dhe Kultura Dixhitale si ndërdisiplina nga tradita tek inovacioni”.
Elisa Nikolla i është bashkuar Kolegjit AAB, nga viti 2013, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve.
Ka qenë koordinatore dhe pjesëmarrëse në shumë projekte me natyrë kulturore dhe sociale në organizata të ndryshme si CAAP, Terres des Hommes, World Vision dhe së fundmi H.A.N.A.
Ka realizuar një sërë vizitash studimore në Itali, Greqi, Gjermani, Bullgari, Finlandë, Kroaci, Estoni dhe Maqedoni, ndërsa ka marrë pjesë në ekspozita dhe koloni të ndryshme kulturore-artistike me studentë të Kolegjit AAB si jashtë ashtu edhe brenda vendit.
Ekspozitë personale ndërkombëtare:
2020-Fort Worth Community Art Center,Texas, USA
Ligjëron lëndët:
Gjuhe Angleze 1
Gjuhe Angleze 2
Terminologji Profesionale Arkitekturale
- +383 38 600 005
- [email protected]