Prof. ass. Dr.

Mentor Lecaj

Prodekan

Përgjegjës për nivelin e studimeve Master

Studimet themelore (4 vjeqare- Jurist i diplomuar) i ka mbaruar në Fakultetin Jurdik, Universiteti i Prishtinës, studimet master (2 vjeqare) në drejtimin juridiko- ndërkombëtar i ka mbaruar në Fakultetin Jurdik, Universiteti i Prishtines ”Hasan Prishtina”,ndërsa studimet e doktoratës në fushën e shkencave juridiko- ndërkombëtare, i ka mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit Shteteror, Kirili i Metodiji, Shkup.

Mentor Lecaj poashtu e ka të dhënë provimin e Jurisprudencës dhe një kohë ka punuar edhe si avokat i licencuar.

Në Universitetin e Harvardit ka kryer kursin ”Challenges of American National Security, Strategy, and The Press”.

Ka qenë pjesëmarrës i projekteve; Japan International Cooperation Agency (JICA) dhe Western Balkans Cultural Antenna, anëtar i grupit të ekspertëve në Asamblenë e Cultural Innovation Network, me seli në Bruksel, i kyçur edhe në organizata tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

Punën si ligjërues i rregullt i lëndëve nga fusha juridke ndërkombëtare e ka filluar në vitin 2007, në Universitetin e Prizrenit, Prizren, ndërsa nga viti akademik 2012/2013 është në marrëdhënie të rregulltë pune me Kolegjin AAB. Deri tani ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë punimesh shkencore.

Ka punuar si prodekan për çështje mësimore dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, ndërsa nga 1 Nentori 2018, ka filluar të ushtroj detyren e Prodekanit në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Flet gjuhën angleze, frënge dhe sërbe.

Ligjëron lëndët:

  • E drejta evropiane,
  • E drejta konsullore,
  • E drejta ndërkombëtare (MA)

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19