Prof. ass. dr.

Mentor Lecaj

Dekan

Është Profesor i lëndeve Jurdiko-Ndërkombëtare (ligjeron lëndet: E Drejta Ndërkombëtare, Arbitrazhi dhe E Drejta Evropiane). Ka marrë pjesë në trajnime të cilat janë organizuar nga Ohio Northern University, ku është certifikuar lidhur me përfundimin e sukseshëm të trajnimit – Legal Pedagogy.  Në vazhdimësi ka qenë pjesëmarrës i shumë tryezave, paneleve, konferencave dhe trajnimëve tjera vendore dhe ndërkombëtare nga metodologjia e mesimdhënies dhe hulumtimëve shkencore. I ka të përfunduara studimet themelore në drejtësi, e gjithashtu edhe studimet master dhe të doktoratës në drejtimin juridiko- ndërkombëtar. Ai në Universitetin e Harvardit ka kryer kursin”Challenges of American National Security, Strategy, and The Press”. Mentor Lecaj poashtu e ka të dhënë provimin e Jurisprudencës dhe një kohë ka punuar edhe si avokat i licencuar. Ka qenë pjesëmarrës i projekteve; Japan International Cooperation Agency (JICA) dhe Western Balkans Cultural Antenna, anëtar i grupit të ekspertëve në Asamblenë e Cultural Innovation Network, me seli në Bruksel, i kyçur edhe në organizata tjera në Shqipëri dhe Kosovë. Punën si ligjërues i rregullt i lëndëve nga fusha juridke ndërkombëtare e ka filluar në Universitetin e Prizrenit në Prizren, ndërsa aktualishtë është në marrëdhënie të rregulltë pune me Kolegjin AAB, në Fakultetin Juridik.

Flet gjuhën angleze, frënge dhe sërbe.