Fakultetet

Studimet në AAB zhvillohen në 14 fusha studimi të shpërndara nëpër fakultete përkatëse. Në kuadër të këtyre fakulteteve, veprimtarinë e vet e zhvillojnë 22 programe në nivelin bachelor dhe 16 programe në nivelin master të studimeve.

Programet studimore të ofruara nga AAB kanë një profil të konsultuar me sektorin përkatës dhe palët e interesit dhe marrin për bazë nevojën për arsimim tërëjetësor dhe forcim të komponentit hulumtues në studimet e arsimit të lartë. Prandaj, të gjitha programet e rregullta po ashtu ofrohen për studentë pa shkëputje nga puna dhe ofrojnë një rast të veçantë për inkuadrimin në punën hulumtuese dhe në praktikë në institucionet dhe ndërmarrjet më të rëndësishme në Kosovë.