Të dashur studentë dhe miq,
Kolegji AAB është një institucion modern dhe dinamik i arsimit të lartë i angazhuar në mënyrë aktive në ndjekjen e përsosmërisë akademike dhe në realizimin e vizionit të përcaktuar në Planin Strategjik të Zhvillimit të tij 2013-2018. Ne jemi të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta në mësimdhënie dhe hulumtim si në Kosovë dhe jashtë vendit.
AAB-në e bën të veçantë respektimi i plotë i lirisë akademike, qasjet e metodat e reja dhe të menduarit kritik në rutinat e përditshme të mësimdhënies e të kërkimit. Në të njëjtën kohë, të gjitha aktivitetet tona, procedurat dhe praktikat, e vendosin studentin dhe karrierën e tij në qendër. Kompetencat, jeta e pasur akademike dhe karriera e studentëve na udhëheqin në të gjitha proceset kryesore në universitetin tonë: kur zhvillojmë kurrikulat dhe programet mësimore, në planifikimin dhe zbatimin e vlerësimit dhe kur vendosim prioritete për bashkëpunim akademik me organizata e institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar në përpjekje sistematike për të arritur një ekuilibër në mes të mësimdhënies dhe të hulumtimit, nevojave të studentëve dhe synimit për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit dhe të shoqërisë.
Ne e kemi bërë bashkëpunimin ndërkombëtar prioritet tonin kryesor në mënyrë që të jemi në gjendje të krijojmë më shumë mundësi për të bashkëvepruar me arritjet më të reja në fusha të njohurive shkencore në Kosovë, në Evropë dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne kemi nënshkruar marrëveshje të shumta dhe memorandume për bashkëpunim akademik dhe jemi duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme strategjike me institucione të ngjashme në Evropë dhe SHBA.
Si anëtar të Magna Charta Universitatum dhe të asociacioneve të tjera akademike dhe shkencore, AAB mbetet opsioni më tërheqës për brezin e ri dhe për personat të cilët nuk kanë pasur mundësi për të studiuar gjatë viteve të vështira që kaloi Kosova në historinë e vet.
Kështu, në Kolegjin AAB ju bëheni pjesë e një komuniteti të madh në kërkim të pandërprerë për njohuri, në 32 programe të studimit të akredituara në 14 fusha të ndryshme të studimit. Qasja jonë është që të zgjerohemi në drejtimin e programeve të reja të studimit ndërdisiplinor , e cilado të rrisë punësimin e të diplomuarve dhe do të kontribuojë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë. Me mbi 15000 studentë dhe 500 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ ne mbesim numër një në vend dhe në rajon.
Të dashur studentë: çdo ditë e jona është punë e vazhdueshme në mënyrë që ju të mund të krenoheni me kompetencat dhe kualifikimet qe i fitoni te ne.
Ne jemi këtu për të bashkuar energjitë në ndërtimin e një karriere të suksesshme për ju.
Prof.ass.dr. Lulzim TAFA
Rektor