Për Bordin Industrial

Bordi Industrial i AAB-së është trupë këshilldhëse që përbëhet nga një grup vullnetarësh të fushave të ndryshme të cilët vijnë nga udhëheqës të industrisë dhe bizneseve, akademik, zyrtarë qeveritarë dhe politikbërës e që kanë interesa të ndërsjella në ofrimin e këshillave, mbështetjes dhe rekomandimeve për AAB-në.

Çfarë bën Bordi Industrial

– harton strategji për përmirësimin e imazhit të Kolegjit dhe programeve studimore në komunitetin e industrisë dhe biznesit;
– përfshihet në hartimin dhe rishikimin e qëllimeve dhe rezultateve të të nxënit të programeve të studimit për të siguruar që ato plotësojnë nevojat e industrisë dhe kërkesat e tregut të punës;
– vlerëson anët e forta dhe dobësitë e kurrikulave aktuale në kontekstin e misionit të fakultetit përkatës dhe objektivave arsimore të programit, si dhe ofron rekomandime në lidhje me përmbajtjen e kurikulave aktuale;
– jep rekomandime për të gjitha çështjet që lidhen me kurrikulën për të përmirësuar ndërlidhjen midis përmbajtjes akademike dhe praktikave profesionale të studentëve;
– ofron vlerësim për performancën e studentëve, qoftë atyre aktual në realizimin e punës praktike apo të diplomuarve të Kolegjit, nga këndvështrimi i nevojave të industrisë, si dhe propozon strategji për përmirësim të vazhdueshëm të programit, etj.