Menaxher: Furtuna Mehmeti, MA.
Në përputhshmëri me planin strategjik të zhvillimit të AAB-së, nga viti 2005, është themeluar edhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë. Misioni i Zyrës për Sigurim të Cilësisë është:
Të sigurojë nivel cilësor të mësimdhënies, mësimnxënies, programeve studimore, hulumtimit dhe administrimit të AAB-së përmes implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe të sigurojë që mekanizmat dhe procedurat për arritjen e cilësisë të jenë funksionale. Përmbushja e këtij misioni është në harmoni me misionin e institucionit dhe i shërben përmbushjes së vizionit të tij për të qenë universiteti më i mirë jopublik në vend dhe rajon, dhe për të përgatitur kuadro të cilat do të kontribuojnë zhvillimit të komunitetit lokal dhe global.
Zyra për Cilësi është strukturë e pavarur e cila mbikëqyret nga Komisioni i Senatit për Cilësi dhe i përgjigjet prorektorit për Mësim. Parimet mbi të cilat mbështetet sigurimi i cilësisë kanë të bëjnë me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit brenda dhe jashtë institucionit. Parimet mbi të cilat mbështetet janë:
Në nivel të secilës fushë studimore janë të emëruar edhe koordinatorët përkatës të cilët kanë për detyrë që: Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Varësisht nga kultura dhe historia e institucioneve, në disa vende, vlerësimet e brendshme janë iniciuar nga vetë institucionet dhe në disa vende për shkak të dispozitave ligjore të caktuara nga qeveria apo nga organizatat ndërkombëtare. Shembujt më të shpeshtë për vlerësime të brendshme janë pyetësorët për stafin dhe studentët në lidhje me cilësinë e aspekteve të ndryshme në institucion, intervistat me njerëzit nga industria dhe palët e interesit në lidhje me institucionin. Kolegji AAB, procesin e sigurimit të cilësisë e fillon me krijimin e strukturave të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sigurim të cilësisë në Kolegj. Zyra për sigurim të cilësisë është përgjegjëse për përpilimin dhe zbatimin e metodologjinë se vlerësimit, në bazë të vendimeve të marra nga Komisioni i Senatit për Sigurim të Cilësisë. Menaxhmenti dhe Senati vendosin kornizën bazë për vlerësimet vjetore, periodike apo me fokus të veçantë, kurse zyra, varësisht nga tipi i vlerësimit, formulon pyetësorët dhe bën informimin dhe vetëdijesimin për procesin e vlerësimit. P.sh., një vlerësim mund të përfshijë matjen e kënaqshmërisë së studentëve me universitetin në përgjithësi, duke përfshirë këshillimin, kurset e ofruara, cilësinë e mësimdhënies dhe ngarkesën. Kurse, një vlerësim tjetër mund të përfshijë matjen e arritjes së një numri kompetencash të parapara me program. Përveç këtyre, analizohet edhe numri i studentëve dhe kalimi i tyre nga një vit në vitin tjetër, raportin gjinor, notat etj. Në këtë mënyrë mund të krahasohen të dhënat që merren nga pyetësorët vlerësues me të dhënat nga dosjet e studentëve, si dhe të përcillen trendët nga viti në vit. Vlerësimi mund të përfshijë edhe funksionimin e përgjithshëm të universitetit sa i përket funksionimit të këshillit, administratës dhe shërbimeve të tjera. Në këtë mënyrë sigurohet një kulturë, ku cilësia kërkohet në secilën veprimtari në universitet. Mirëpo, për të arritur këtë, të gjitha metodologjitë, si dhe mjetet për marrjen e informatave duhet të përpilohen me kujdes dhe në konsultim të vazhdueshëm me palët e interesit.
Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.
Kolegji AAB është institucion bartës i arsimit të lartë, i cili është i akredituar nga Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe liçensuar nga MASHT, për ofrimin e programeve të studimit të nivelit Bachelor (Niveli gjashtë, cikli i parë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës), dhe të nivelit Master (Niveli shtatë, cikli i dytë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës) pasi ka përmbushur kushtet apo standardet për akreditim. Për më shumë informata ju lutem vizitoni faqen e internetit të AKA.
Kolegji AAB ka të akredituara tre (3) degë për të organizuar studimet e nivelit Bachelor dhe/apo Master, dhe këto janë: Kolegji AAB me degë në Prishtinë (Fushë Kosovë), Kolegji AAB me degë në Ferizaj, dhe Kolegji AAB me degë në Gjakovë.
A jeni gati për të bërë ndryshime të vërteta në Kolegjin AAB, dhe për ta ngritur nivelin e cilësisë akademike dhe shërbimeve administrative dhe studentore? Shkëlqyeshëm! Pjesë e punës se studentit tutor është pikërisht të bëni këtë. Doracaku apo informatori (që mund ta merrni nga zyra për sigurimin e cilësisë) është i mbushur plot me informacione të dobishme për t’ju ndihmuar që ju të jeni një përfaqësues i mirë për studentët. Dhe ju lutemi ta përdorni këtë gjatë kohës derisa ju të jeni student tutor.
Ju mund të bëni ndryshime në të mirën e universitetit dhe në të mirën e studentëve. Ju mund t’iu ndihmoni studentëve në vështirësitë e tyre akademike. Dhe këtë e bëni thjesht duke i përfaqësuar studentët dhe duke i ndihmuar ata, apo me fjalë të tjera, duke i shfaqur kërkesat dhe sugjerimet e tyre për përmirësime dhe duke iu ndihmuar me ngecje akademike. Përfaqësuesit e studentëve kanë bërë ndryshime edhe në të kaluarën: kërkesat për t’i vënë shënimet, skriptet dhe prezantimet online, ndryshimi i orareve të provimeve apo kollokiumeve, kohëzgjatja e provimeve apo kollokiumeve, sugjerime të tjera për aktivitete studentore, e shumë të tjera.
Po kush nga ju mund të jetë tutor? Tutor mund të jetë secili student i rregullt apo jo i rregullt (pa shkëputje nga puna), i cili së paku është i regjistruar në vitin e dytë akademik dhe ka notë mesatare mbi nëntë (9.0) dhe i cili aplikon para komisionit për zgjedhjen e tutorit.
Qëllimi i studentit tutor është si në vijim:
Për Kolegjin AAB, përfaqësimi i studentëve nga vetë studentët është shumë me rëndësi. Dhe për këtë arsye ekziston sistemi i tutorimit në AAB. Është me rëndësi që studentët të kenë edhe një zë të fuqishëm përmes studentëve tutorë, dhe që zëri i tyre për ndryshime dhe përmirësime te ketë sukses në ndryshimin dhe lëvizjen e gjërave për të mirë. Pa dyshim që rëndësia e studentëve tutorë është e madhe dhe për ketë arsye Kolegji AAB i shpërblen studentët tutorë edhe financiarisht për punën e tyre. Ky shpërblim financiar është duke i liruar ata nga disa pagesa të kësteve semestrale dhe përfitime të tjera.
Studentët tutorë do të kalojnë një pjesë të madhe të ditës në ambientet e universitetit, dhe në këtë mënyrë e shton prezencën e kujdesit ndaj studentëve. Disa gjera studentët ngurojnë t’i thonë te personeli administrativ, te profesorët, te dekanati apo te menaxhmenti, apo te Zyra për Sigurimin e Cilësisë – mirëpo studentët mund të jenë më të lirë për të shprehur veten me studentët përfaqësues apo studentët tutorë. Pra, qëllimi i studentit tutor është që t’i përfaqësojë sa më mirë që të jetë e mundur mendimet e studentëve që ata përfaqësojnë, dhe kjo mund të jetë për paraqitjen e lëvdatave të tyre, kërkesave, ankesave, sugjerimeve, etj.
Rëndësia e studentëve tutorë është shumë e madhe ngase studentët tutorë e bëjnë fuqizimin e trekëndëshit: student – profesor – menaxhment apo administratë – student.
Fakulteti Ekonomik:
Fidan Qerimi, [email protected],
Fakulteti Juridik:
Mentor Lecaj, [email protected],
Fakulteti i Administratës Publike:
Albana Pasjqa, [email protected],
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
Krenar Kepuska [email protected],
Fakulteti i Komunikimit Masiv:
Mimoza Doko [email protected],
Fakulteti i Gjuheve të Huaja:
Niman Dreshaj [email protected],
Fakulteti i Shkencave Sociale:
Saranda Shatri, [email protected],
Fakulteti i Psikologjisë
Donjeta Murtezaj, [email protected],
Fakulteti i Kultures Fizike dhe Sportit
Besim Gashi [email protected],