Stomatologji

Fakulteti i Stomatologjisë ofron një planprogram shkencor bashkëkohor 6 vjeçar, me 360 kredi, i cili është bazuar në direktivat e arsimit të lartë të Bashkimit Evropian. Kurrikulumi i këtij fakulteti për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe rajon ofron mësimin elektronik të simuluar të lëmive të ndryshme të stomatologjisë nëpërmjet informatikës inkorporuese dhe vlerësimit elektronik nëpërmjet programit kompjuterik.

Në tri vitet e para të studimit paraklinik, studentët do ta mësojnë lëndën e Sistemit informativ shëndetësor, me ç’rast do të aftësohen që në mënyrë elektronike ta bëjnë shënimin e të dhënave anamnistike, diagnostike, trajtimit dhe shërimit të pacientit si dhe ruajtjen e të dhënave në databazë.

Ndërsa në tri vitet pasuese studentët do ta mësojnë pjesën klinike e cila punohet dhe praktikohet direkt te pacientët nëpër klinikat specialistike në kuadër të Kolegjit AAB, ku studentëve do të ju mundësohet qasja në aparaturën më moderne ekzistuese si: Lazeri për largimin e indeve te forta, lazeri për largimin e indeve të buta,CAD/CAM sistemi që mundëson marrjen e masës digjitale si dhe raporteve ndërnofullore, mullirin digjital ku bëhet përpunimi dhe preparimi ad hoc i dhëmbëve artificial, aparatura Ct skanuese 3dimensionale, aparati retroalveolar digjital, sisteme të shumëllojta të implanteve si dhe të mbushjeve të gjeneratave të fundit, puna mikrokirurgjike endodontike me mikroskop endodontik, si dhe të gjitha procedurat me mjete manuale dhe makinerike endodontike.

Po ashtu nëpërmjet bibliotekës elektronike të Kolegjit AAB, studentëve do të ju mundësohet qasja në literaturë, revista dhe punime të ndryshme shkencore nga lëmia e Stomatologjisë. Përveç stafit vendor, me këta studentë do të punojë edhe një pjesë e mësimdhënësve të huaj nga vende të ndryshme evropiane të të gjitha lëmive të stomatologjisë.

Për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, shkëmbimin e njohurive dhe punës praktike, Fakulteti i Stomatologjisë ka nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale si: Qendra Spitalore Universitare e Prishtinës (SHSUK), Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me disa qendra universitare në Turqi, si dhe në të ardhmen e afërt me qendrat universitare në Austri, Gjermani etj..

Në fund të studimeve studentët do të aftësohen të punojnë në sektorin publik dhe atë privat për shërimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme të Shëndetit Oral, gjithashtu do të jenë të aftë që profesionin e stomatologut ta ushtrojnë edhe jashtë në Evropë apo gjetiu.

Në këtë kuadër të këtij fakulteti në AAB ofrohen këto programe:

Bachelor

  • Stomatologji
INSTITUTI AAB
APLIKO