Shkenca Kompjuterike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është plotësisht i fokusuar në ofrimin e mësimdhënies në forma moderne, praktike dhe konform zhvillimeve teknologjike botërore, ashtu që nesër studentët tanë të jenë konkurrent në tregjet globale si individë apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjioze.

Për më shumë, studentët e fakultetit të Shkencave Kompjuterike do të përdorin në mënyrë efektive një gamë të gjerë të metodave, mjeteve dhe teknikave të përdorura në hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike, specifikimin e softuerëve që plotësojnë nevojat dhe aspiratat e përdoruesve, zgjidhin probleme komplekse me fokus në fushën e inteligjencës artificiale, aftësohen në punë praktike në fushën e rrjetave kompjuterike si dizajn të rrjetave, switching dhe routing, etj.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB ofron udhëzime dhe përgatit studentët për karrierë në shoqëri të bazuar në industri, ku studentët marrin dije bashkëkohore duke u ndihmuar të ndërtojnë vizion për të ardhmen, për t’u përshtatur dhe ballafaquar me sfidat teknologjike, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë tonë.
Duke pranuar që inxhinierët e sotëm duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse e tejet të fokusuara, si dhe të bëjnë specializime në fusha më të ngushta të profesionit, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike kombinon një bërthamë ndërdisiplinore me studime të specializuara në profilin e zgjedhur për secilin program.