Kulturë Fizike dhe Sport

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, veprimtarinë e vet ka filluar ta realizojë që nga viti 2007. Fillimisht me studimet themelore bachelor, ndërsa studimet master janë duke u realizuar që nga viti 2010. Njëherit, vlen të përmendet se të dy nivelet e studimeve programore janë të akredituara nga Zyra për Akreditim në kuadër të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në te ardhmen fakulteti do të bejë përpjekje që të rrisë veprimtarinë dhe zgjerohet edhe me ndonjë program nga lemi i sportit. Duhet theksuar se studentët pas përfundimit me sukses të dy niveleve, do të jenë në gjendje qe në menyrë vetanake të udhëheqin, të përpilojnë dhe realizojnë procesin e të mësuarit dhe atë stërvitor në të gjitha shkollat, përfshirëedhe shkollat sportive.