Biblioteka Universitare

Kolegji, krahas të gjitha hapësirave të tjera të nevojshme, si institucion akademik studentëve u ofron kushte edhe për mësim të pavarur në ambientet e Bibliotekës Universitare. Gjithashtu, ia ofron edhe mundësinë për furnizim me literaturën e nevojshme dhe të domosdoshme për programet e studimit. Biblioteka Qendrore AAB ka edhe dy degë të tjera, një në Kampusin AAB Ferizaj dhe tjetra në Kampusin AAB Gjakovë, të cilat janë në shërbim të të gjithë përdoruesve, duke u bazuar edhe në Misionin e Bibliotekës.