Për këshillin drejtues

Sipas Statutit të Kolegjit AAB, Këshilli Drejtues është organi më i lartë drejtues i Kolegjit AAB.
Këshilli Drejtues përbëhet prej 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve me të drejtë vote dhe ata janë:

  • gjashtë anëtarë të zgjedhur nga themeluesi i Kolegjit AAB;
  • tre anëtarë të zgjedhur nga Senati, nga personeli akademik i Kolegjit AAB;
  • një anëtarë i zgjedhur nga Senati nga mesi i personaliteteve të njohur ndërkombëtare;
  • themeluesi i Kolegjit është anëtarë i përhershëm i Këshillit Drejtues.

Rektori dhe sekretari janë anëtarë ex-officio të Këshillit Drejtues pa të drejtë vote;
Me ftesë të Këshillit Drejtues, në mbledhjet e tij mund të marrë pjesë edhe kryetari i Unionit të Studentëve ose ai i Parlamentit të Studentëve, pa të drejtë vote, kur trajtohen çështje që kanë të bëjnë me studentët.

Këshilli Drejtues me shumicë votash mund të vendosë për rritjen e numrit të anëtarëve të tij dhe për emërim të personaliteteve të njohura si:

  • “ANËTAR NDERI” të Këshillit Drejtues me të drejta të plota. Anëtarë të Këshillit Drejtues nuk mund të zgjedhën;
  • rektori, prorektorët, sekretari, dekanët, prodekanët dhe anëtarët e Senatit.

Përveç kompetencave të dhëna me këtë rregullore, Këshillit Drejtues do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca, por pa u kufizuar vetëm në to:

  • Miratimin e misionit dhe vizionit;
  • Miratimin e planit strategjik;
  • Përdorimin efikas të burimeve, kapaciteteve dhe ruajtjen e pronës së Institucionit;
  • Të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë konsultuar me Senatin, si dhe të vendos për hapjen dhe shuarjen e njësive të veta nëpër qendrat e Kosovës sipas dinamikës së kërkuar;
  • Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit;
  • Të zgjedhë rektorin;
  • Vendos për investime kapitale;