Arkitekturë

Fakultetii i Arkitekturës synon të stimulojë anën krijuese dhe artistike të vetë Arkitekturës dhe studentëve të saj, duke gjeneruar njëkohësisht një marrëdhënie të vlefshme mes njohurive teorike mbi teknologjinë dhe konstruksionet arkitekturore si elementë të lidhur ngushtë në çdo kohë. Ne synojmë t’i aftësojmë studentët në fazën e konceptimit të idesë, monitorimit dhe implementimit të detyrave në lëmin e arkitekturës dhe të planifikimit.

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një Arkitekturë që si qellim ka përshfaqjen artistike, krijimin dhe zhvillimin e ideve bashkëkohore, duke respektuar mjedisin në çdo kohë. Studentët fitojnë njohuri rreth metodave të hulumtimit dhe vlerësimit të projektimit, të jenë në gjendje dhe të krahasojnë, ilustrojnë njohuritë dhe interpretimet e tyre për arkitekturën.