Arte

Fakulteti i Arteve me tri Programet e akredituara ne nivelin Bachelor, është një mjedis i pasur i cili ofron praktika të ndryshme studimore ne arkitekturë, art, teknologji të ndërtimit, dizajn kompjuterik, histori të arkitekturës dhe të artit, dizajn grafik, përgatitje te librit, grafikë reklamuese si dhe në fushën e muzikologjisë. Me fokus të veçantë në vlerat njerëzore dhe gjetjen e rolit të arkitekturës, dizajnit grafik dhe muzikologjisë në shoqëri, eshte një mundësi dhe vend ku kreativiteti i një studenti mund të zhvillohet dhe kultivohet në kuadër të vlerave dhe përgjegjësive në shoqëri dhe ndaj mjedisit. Duke i dhënë rëndësi mësimit të gjuhës angleze në kuadër të programeve, jo vetëm në nivele më të ulëta, por edhe në aplikimin e terminologjisë profesionale, formësimi i studentëve si profesionistë të rinj do të jetë më i kompletuar në raport me zhvillimet e teknologjisë në Evropë dhe më gjerë.