Misioni dhe vizioni

Misioni:

AAB i kontribuon shoqërisë përmes:

  • ofrimit të programeve cilësore e të diversifikuara të arsimit të lartë dhe shkencës së aplikuar për tregun e punës në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • avancimit, krijimit dhe përhapjes së dijes përmes kërkimit shkencor në funksion të përmirësimit të mirëqenies e të shëndetit të popullatës, si dhe të zhvillimit kulturor, shoqëror e ekonomik;
  • sigurimit të një mjedisi që rezulton me mobilitet social dhe zhvillim personal të individit, qytetar i përgjegjshëm.

Vizioni:

AAB është institucion universitar udhëheqës në rajon në aplikimin e qasjeve inovative në fushën e arsimit të lartë, shkencës dhe teknologjisë. AAB vendos trendë të reja në fushën e arsimit të lartë në Kosovë e rajon dhe është pjesë e rrjeteve më relevante të institucioneve të arsimit të lartë në Evropë dhe më gjerë. AAB është prijëse në proceset integruese evropiane të vendit dhe promotor i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

INSTITUTI AAB
APLIKO