𝑷𝒆̈𝒓𝒇𝒖𝒏𝒅𝒐𝒏 𝒎𝒆 𝒔𝒖𝒌𝒔𝒆𝒔 𝒌𝒐𝒏𝒈𝒓𝒆𝒔𝒊 “𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂 𝑫𝒆𝒏𝒕𝒂𝒍 𝑾𝒆𝒆𝒌𝒆𝒏𝒅” – 𝑶𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒐𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊𝒏 𝒅𝒆𝒏𝒕𝒂𝒓

30 Prill 2025

Ka përfunduar me sukses kongresi “Prishtina Dental Weekend” për edicionin e katërt me radhë, ngjarje kjo që mblodhi në Kolegjin AAB qindra profesionistë të stomatologjisë nga Kosova, rajoni dhe bota.

Tri ditët e kongresit ishin të mbushura me ligjërata, trajnime praktike dhe aktivitete të shumta.

Ky kongres i organizuar nga Fakulteti i Stomatologjisë në AAB, përbën një nga hapat më të rëndësishëm në ngritjen e standardeve profesionale në këtë fushë.

Share: